logo-new

Arritjet e 10 vjecarit te fundit ne semundjet e syve ne bote pa humbur kohe jane vene ne zbatim edhe neTurqi. Para 10 vjetesh shkohej ne vendet fqinje perte bere nderhyrje kirurgjikale ne sy, kurse tani shume paciente nga vende te ndryshme te Evropes vijne ne vendin tone pert’u mjekuar.

Shpetoni nga syzet
Teknologjia Excimer Lazer eshte metoda e operimit e cila perdoret per te rregulluar defektet e thyerjes se drites ne sy me ane te lazerit. Kjo metode, si nje metode shume e sigurt, ka zene vend ne boten e mjekesise per kurimin e miopise, hipermetropise, astigmatismus. Qe nga fiilimi i viteve “80, miliona njerez duke perdorur kete metode kane shpetuar nga perdorimi i syzeve dhe lenteve. Operacioni zgjat vetem disa minuta, i semuri nuk ka me nevoje per syze dhe mund te largohet menjehere nga spitali.

Grupi i okulisteve te “Sante Plus Group” eshte ne sherbim te te gjithe njerezve me teknologjine e fundit bashkekohore.

Laser eye surgeries:

  • Operación i syve me lazer
  • Lasik Lasek Wavefront
  • Katarakt FAKO
  • Semundjet e syve tek femijet
  • Lente Kontakti
  • Glaukoma (Tensioni ne sy)
  • Operación ne retine

Operacioni i kataraktit me FAKO
Operacioni i kataraktit eshte nje nga me te suksesshmit. Me shume se 99% e te semureve te cilet jane bere operacion ne spitalet e”Sante Plus Group” kane arritur te shohin perseri. Ky operacion ne spitalet tona behet nga mjeke me pervoje ne metoden FAKO.

Cfare eshte katarakti?
Katarakti eshte humbja per arsye te ndryshme e tejdukshmerise se trupit qelqor. Katarakti shfaqet ne pergjithesi tek te moshuarit dhe eshte shkaku nr. 1 i verberise ne bote. Por katarakti eshte nje verberi e cila mund te kurohet.

Si mund te kurohet?
Pasi Katarakti shfaqet, nuk ka asnje ilaç, diete apo dicka tjeter qe ta ndaloje. Ne ditet e sotme kurimi i vetem i kataraktit eshte operacioni. Me zhvillimin e teknologjise, sot operacioni i kataraktit behet pa gjilpera, pa narkoze dhe pa u shtruar ne spital.

Si behet operacioni i kataraktit?
Operacioni i kataraktit ne pergjithesi behet me anestezi lokale ose topical (me pika) dhe nen kontrollin me mikroskop. Ne varesi te shkalles se kataraktit ne spitalet e”Sante Puls Group” do te zbatohet per ju menyra operatore me e pershtatshme duke perdorur teknologjine me te avancuar.”Fako”eshte menyra e operimit me moderne qe perdoret sot. Me kete menyre operacioni zgjat afersisht 30 min., nuk ka nevoje per qepje, sherimi eshte i shpejte dhe pacienti i kthehet shpejte jetes se tij normale.

2016 © Copyright - Kollektif Tasarım

00 381 38 22 11 99

SİZİ ARAYALIM