Gurët në veshka janë një masë e fortë mineralesh në kanalet e veshkëve.

Pse ndodh kjo?

Kjo ndodh për shkak të shumë faktorëve dhe mekanizmave që nuk janë plotësisht të njohur. Por, predispozita familjare, anomalitë kongjenitale të traktit urniar, disa sëmundje sistemike (si podagra, cistinuria etj) mund të jenë shkaktarë të tyre.

Ku dhe si paraqitet?

Kjo paraqitet në ato vende ku mund të ketë ndonjë infeksion në veshka apo në pelvikun renal. Mungesa e substancave mbrojtëse që prodhohen nga trupi mund të jetë poashtu shkaktarë në formimin e gurëve urinar. Gurët në veshka paraqitën më shpesh ne vendet e nxehta tropikale dhe vendet me lartësi më të lartë mbidetare.

Sa është prevalenca e përhapur në komunitet?

Mjaftë e shpeshtë.

A është me e shfaqur tek meshkujt apo tek femrat?

Shfaqet më shpesh 3 herë më shpesh sesa tek femrat.

Cilat problem shëndetësore e shpejtojnë paraqitjen e gurëve ne veshka

Infeksionet e shpeshta urinare rrisin rrezikun e paraqitjes së gurëve në veshka. Sëmundjet e veshkave si cistinuria, crregullimet metabolike si sëmundjet e tiroidesë apo pankratiti kronik mund të rrisin predispozitën për shfaqjen e gurëve në veshka. Podagra, një formë e sëmundjëve reumatike, rrit përqindjen e acidit uric në trup dhe shpesh shkakton formimin e gurëve të acidit urik. Gurët e acidit urik shihen më shumë tek femrat sesa tek meshkujt. Inflamcionet kronike të zorrëve janë poashtu një nga shkaktarët e paraqitjes së gurëve ne veshka.

Cilat janë faktorët që rrisin mundësine e formimit të gurëve ne veshka?

Mosmarrja e mjaftueshme e sasive të ujit gjatë ditës
Predispozita familjare
Mosha, gjinia dhe raca: paraqitet më së shumti gjatë moshës 30-50 vjecare
Mosaktiviteti apo aktiviteti i ulët fizik
Dieta

2016 © Copyright - Kollektif Tasarım

00 381 38 22 11 99

SİZİ ARAYALIM